Zëdhënës i qeverisë iraniane: Ende s’kemi informacion për presidentin, le të lutemi
Zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Bahadori Jahromi, thotë se ende nuk ka lajme në lidhje me aksidentin e presidentit Ebrahim Raisi.
‘Jemi duke përjetuar situatë të vështirë dhe të komplikuara! Është e drejta e njerëzve dhe e mediave të dinë lajmet më të fundit për rrëzimin e helikopterit të presidentit, por për shkak të koordinatave të vendit të rrëzimit dhe kushteve të motit deri tani nuk ka. Nuk ka lajme të reja në këto momente, durimi, lutja dhe besimi në grupet e shpëtimit janë rruga përpara.”- tha zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Bahadori Jahromi shkroi këtë në X.
Helikopteri me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi është përfshirë në një incident.
Nën frikën për fatet e liderëve të vendit, ngrihet pyetja se çfarë do të ndodhë në rast se presidenti Raisi ka ndërruar jetë.
Sipas ligjit iranian, në rast të vdekjes së papritur të presidentit, roli i tij plotësohet përkohësisht nga zëvendëspresidenti i parë , i cili aktualisht është Mohammad Mokhber, me pëlqimin paraprak të liderit suprem, Ali Khamenei.
Megjithatë, brenda 50 ditëve, vendi duhet të shkojë në zgjedhje për të zgjedhur një president të ri.
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, i cili u takua sot me presidentin iranian Ebrahim Raisi para se të ndodhte aksidenti, thotë se kur dëgjoi lajmin për përplasjen e helikopterit u ndje i shqetësuar.
Aliyev ishte me presidentin iranian më herët sot për të hapur dy diga rreth kufirit Iran-Azerbajxhan.
“Sot, pasi i dhamë lamtumirën miqësore Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Ebrahim Raisi, ne u shqetësuam thellësisht nga lajmi i një helikopteri që mbante delegacionin e lartë duke u ulur në Iran. Lutjet tona drejtuar Allahut të Madhëruar janë me Presidentin Ebrahim Raisi dhe delegacionin që e shoqëron”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Presidenti shton, se Azerbajxhani është i gatshëm të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme.