Prag ndeshjesh, Uzuni kalon dëmtimin dhe bashkohet në stërvitje me skuadrën “kuqezi”!
vovalbania
September 21, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Myrto Uzuni është bashkuar ditën e sotme në stërvitje me Kombëtaren, pasi duket se tashmë është përmirësuar dhe e ka kaluar dëmtimin në kavilje.
Me ribashkimin e Uzunit me grupin, trajneri Reja ka rikthyer te skuadra U-21 sulmuesin Eljon Toçi, me sulmuesin 19-vjeçari që u thirr nga tekniku në rast se lojtari i Granada-s nuk do ia dilte të kalonte dëmtimin.
Rikthimi i Uzunit është një lajm shumë i mirë përpara ndeshjeve të Nations League, me Izraelin dhe Islandën, për shkak se ai është sulmuesi “kuqezi” më në formë i momentin, teksa në gjashtë ndeshje të luajtura me Granada-n në La Liga 2, ka gjetur plot 6 herë rrugën drejt rrjetës.