”Jam e dashuruar”, Melinda Ademi konfirmon lidhjen!
vovalbania
May 20, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Artistja Melinda Ademi është shumë hermetike rreth jetës private dhe zgjedh mos të ndajë shumë detaje me publikun.
Mirëpo, e ftuar së fundmi në “The Elite Way”, ajo pranoi për herë të parë se është e dashuruar.
“Jam e dashuruar. Nuk po ju tregoj me kë. Jam në lidhje. Jam shumë e lumtur. Nuk mund të gënjej”, u shpreh ajo. Dhe në fund i dërgoi partnerit një puthje dhe një zemër.
Prej vitesh ajo përflitet për një romancë me menaxherin e saj, Granit Muhaxheri, por reperja nuk ka folur kurrë publikisht rreth këtyre zërave.
Kohë më parë ajo bëri xhiron e rrjetit pasi mori pjesë në dasmën e motrës së Granitit. Në mediat sociale qarkulljan foto ku artistja shihet duke kërcyer me nusen. Gjë që përforcon zërat për një lidhje mes tyre.