“I kemi rënë në qafë njëri-tjetrit”/A ka pasur miqësi të vërteta Françeska Murati në BBV?!
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Françeska Murati, ish-banorja e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP Albania”, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV. Ajo u skualifikua në gjysmëfinalen e këtij edicioni dhe në këtë intervistë ekskluzive ne tregoi më shumë rreth eksperiencës së saj.
Gjatë intervistës, Françeska u shpreh se gjatë ditëve të fundit ajo ishte ndjerë atë Françeskën e vërtetë që kishte munguar aty brenda, duke shfaqur intuitën, humorin dhe miqësinë e saj. A ka miq të mirë nga ky edicion i BBV, përveç lojës?
Shpresoj që po. Unë si Françeska e kam thënë që lojën e lë brenda në shtëpi. Unë nuk kam asnjë hatërmbetje për asnjë gjë që më ka ndodhur mua dhe shpresoj që nga ana ime të mos ketë asnjë hatërmbetje. Edhe nëse kanë jam gati të ulem e ta diskutoj për të lënë çdo gjë dhe të kërkoj falje.
E pyetur nga Elona nëse kjo vlen edhe për marrëdhënien e saj me Sara Gjordenin, ajo u shpreh:
Me këdo. Edhe me Sara Gjordenin. Ajo ka bërë gabime me mua. Unë kam bërë gabime me të. Ne i kemi rënë në qafë njëri-tjetrit. Kjo është e vërtetë, sepse ishte lojë dhe unë jam totalisht të lë gati çdo gjë se unë në jetën time nuk dua negativitet. Nuk dua sherr. Jam tip që në përgjithësi i rri larg këytre gjërave dhe nuk dua të kem këtë lloj stres në jetën time.