Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, arrestohet 48-vjeçari në Kavajë! (EMRI)

vovalbania May 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, arrestohet 48-vjeçari në Kavajë! (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kavajë, ku një 48-vjeçar dyshohet se prej katër vitesh kryente marrëdhënie seksuale me të bijën e mitur. Policia bën me dije se kallëzimi është bërë nga vetë 15 vjeçarja.

Menjëherë policia ka vënë në pranga shtetasin Bledar Rako, baba i katër fëmijëve. Rako akuzohet se prej 4 vitesh ai kryen marrëdhënie seksuale me të bijën, 15 vjeë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur””, theksohet në njoftimin zyrtar të policisë.

Ndërkohë policia bën e dije se vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Njoftimi i plotë: 

Kavajë/ Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64080 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE