Hapet rruga në kufirin Kosovë-Shqipëri, Rama: Afron më shumë dy vendet tona!

vovalbania May 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hapet rruga në kufirin Kosovë-Shqipëri, Rama: Afron më shumë dy vendet tona!

Rruga Dobrunë–Blinisht në Has, në kufirin Kosovë-Shqipëri është hapur duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve. Përmes rrjeteve sociale kryeministri Rama ka ndarë disa fotografi të rrugës me mbishkrimin:

Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës, që tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, sidomos për gjashtë fshatrat e thellë të bashkive Has, Kukës si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Kosovë- e përfundon reagimin e tij kryeministri Rama.

“Hapet rruga Dobrunë-Blinisht, Has, në kufirin Kosovë-Shqipëri. Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës, që tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, sidomos për gjashtë fshatrat e thellë Zapod, Kerstec, Pogaj, Gorozhup, Dobrune, Blinishte, të bashkive Has, Kukës si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Kosovë”,-shkruan kryeministri Rama në faqen e tij në Facebook.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65816 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE