“Mik i madh i Ukrainës”- Zelensky bisedë telefonike me Ramën, zbardhen diskutimet!
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, presidenti ukrainas falënderon kryeministrin për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Samitin e Paqes
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zelensky përmes një reagimi në rrjetin social “X”, ku e konsideron Ramën si një “mik të madh të Ukrainës”.
Zelensky shkruan se ka folur me kreun e qeverisë shqiptare për Samitin e Paqes që pritet të mbahet në Zvicër dhe e ka falënderuar për pjesëmarrjen e Shqipërisë.
Presidenti ukrainas shtoi se e ka informuar Ramën edhe për situatën në fushëbetejë, sidomos në rajonin e Kharkivit.
“E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, shkruan Zelensky.