Parashikimi i motit, e enjte, 23 maj!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Masat e ajrit që qarkullojnë janë relativisht të lagështa, me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me alternime vranësirash mesatare kalimtare, kryesisht nga orët e mesditës. Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal e kryesisht përgjatë relieveve malore nga orët e mesditës. Prej orëve të pasdites pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Mjegullinë për shkak të prezencës së rërës në ajër.
Era fryn me drejtim veriperëndim e me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 8-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
14/24
Diell re shi
Kukës
14/22
Diell re shi
Lezhë
16/23
Diell re shi
Dibër
14/22
Diell re shi
Durrës
16/27
Diell re
Tiranë
19/27
Diell re shi
Elbasan
16/26
Diell re shi
Berat
17/26
Diell re shi
Vlorë
17/24
Diell re
Korçë
11/21
Diell re shi
Gjirokastër
12/25
Diell re shi
Sarandë
15/26
Diell re