Tragjike, muzikanti amerikan Charlie Colin ndërron jetë pasi rrëshqiti në dush!

vovalbania May 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tragjike, muzikanti amerikan Charlie Colin ndërron jetë pasi rrëshqiti në dush!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare Charlie Colin, basisti dhe anëtari themelues i grupit pop-rock amerikan “Train”, të njohur për hitet e tyre “Drops of Jupiter” dhe “Meet Virginia”. Motra e Colin, Carolyn Stephens, konfirmoi vdekjen e vëllait të saj për Associated Press. Ai vdiq pasi rrëshqiti dhe ra në dushin e një miku në Bruksel, Belgjikë.

Colin u rrit në Kaliforni dhe Virxhinia. Ai luajti në një grup të quajtur “Apostles” pas kolegjit me kitaristin Jimmy Stafford dhe këngëtarin Rob Hotchkiss. Grupi në fund u shpërnda dhe Colin shkoi në Singapor për një vit. Të tre u zhvendosën në San Francisko, ku “Train” u formua në fillim të viteve 90 me këngëtarin Pat Monahan. Colin solli edhe bateristin Scott Underwood për të kompletuar grupin.

Si anëtar themelues i “Train”, Colin luajti në tri albumet e para të grupit, albumin e tyre të parë homonim më 1998, “Drops of Jupiter” më 2001 dhe “My Private Nation” më 2003. Dy të fundit arritën në numrin 6 në listën e Billboards 200. “Meet Virginia”, nga albumi i parë i “Train”, hyri në top 20 të Billboard Hot 100, por ishte albumi i tyre i dytë, “Drops of Jupiter”, që konfirmoi suksesin e grupit. Kënga “Drops of Jupiter (Tell Me)” fitoi dy çmime “Grammy”, për këngën më të mirë rock.

Colin la grupin “Train” në vitin 2003 për shkak të abuzimit me substancat. Në vitin 2015, ai u ribashkua me Hotchkiss për të nisur një grup të ri të quajtur “Painbirds”, së bashku me Tom Luce. Në vitin 2017, ai formoi një grup tjetër, “the Side Deal”, me Stan Frazier nga Sugar Ray dhe Joel dhe Scott Owen nga PawnShop Kings. Para vdekjes së tij, i ndjeri dokumentoi kohën e tij në Bruksel, duke shkruar “Zyrtarisht qyteti im i preferuar” në një postim në Instagram në mars.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65739 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE