Jennifer Lopez tregon ‘njëherë e mirë’ nëse është ndarë nga Ben Affleck !
Dyshja e njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mund të përfundojnë në një divorc. Që kur u rilidhën pas gati dy dekadash, çifti vendosi të martohej shpejt dhe të përpiqej të jetonte një jetë së bashku. Të shumta kanë qenë fotografitë e kapura nga paparacët, që tregojnë Ben Affleck të mërzitur e shqetësuar. Edhe pse çifti ka zgjedhur t’i mohojë këto lajme duke bërë dalje ku shihen edhe të lumtur, së fundmi mediat e huaja thonë se ata janë drejt divorcit.
Lopez është parë në shumë vende e vetme, pa Ben Affleck. Ajo e festoi ditën e nënës e vetme me miqtë ndërsa Ben ishte vetëm në Tom Brady Netflix Comedy Roast. Ndërkohë që burime të afërta me çiftin thotë se të dy tashmë po përpiqen t’i bëjnë gjërat të funksionojnë përmes terapisë në çift. Sipas burimit, Ben është ai që po përpiqet ta bëjë të funksionojë sepse nuk dëshiron që një martesë e dytë të dështojë. Burimi e njeh Affleck për më shumë se dhjetë vjet dhe e di mirë situatën brenda shtëpisë së atij çifti.
Mes thashethemeve të vazhdueshme për divorc dhe lajmeve se të dy po jetojnë në shtëpi të ndara, burime të shumta treguan për tensionin që dyshja kanë aktualisht. “Ata thjesht kanë qasje shumë të ndryshme kur bëhet fjalë për vëmendjen e medias. Beni urren gjithë vëmendjen dhe kjo e bën atë shumë të parehatshëm. Jennifer ka pasur gjithmonë një qasje të ndryshme”-tha një burim.
Së fundmi, diva e muzikës pop u vendos në qendër të vëmendjes për shkak të raportit të saj me Ben Affleck. A janë apo nuk janë bashkë?! Pikërisht këtë pyetje nuk ia kurseu një gazetar, në premierën e filmit “Atlas” në Meksikë. “A janë të vërteta thashethemet se ti dhe Beni po ndaheni?”-e pyet një gazetar.
Këngëtarja fillimisht qesh në siklet dhe teksa shumica prisnin që ajo të anashkalonte pyetjen, Jennifer Lopez dha përgjigjen e saj. “Ti e di më mirë se kaq”.