“Postimet me të i fshiva para se të hyja”/ Gloria flet për partnerin e saj: Vjen nga një familje artistësh…

vovalbania May 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Postimet me të i fshiva para se të hyja”/ Gloria flet për partnerin e saj: Vjen nga një familje artistësh…

Modelja Gloria Meshi ka ndarë detaje nga jeta e saj private.

Ajo u shpreh se para se të hynte në fermë ka fshirë postimet me të dashurin, djali i Valbona Selimllarit, për arsye që mos të shpërndaheshin nëpër portale, kjo pasi partneri i saj është shumë privat.

“Unë me të dashurin nuk kam poste kalamajsh. Dy a tre postime që kam pasur, i kam hequr kur hyra këtu vetëm që të mos i hidhnin. Edhe ato foto i kemi serioze, nëpër udhëtime me syze, kapele. Me emër nuk e kam hedhur asnjëherë. E ka shumë private instagramin, 30 ndjekës ka, ka veç familjen e vetë. I kam postuar kur kam pasur siguri. Ai vjen vetë nga një familje artsistësh, ka njërin prind që e ka të botës së shoëbiz-it, kështuqë i di gjërat si funksionojnë, si flitet. Është pak më i madh se unë në moshë. Për mua është eksperienca e parë që jam vetëm se kudo shkoj e marrë me vete. S’dal kurrë pa të. Në lidhje jam shumë serioze. Tek ai kam 500% besim”, tregon Gloria.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64305 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE