Pse narcistët synojnë gratë e forta…
Bota më ideale do të ishte ajo ku të gjithë do të respektonin hapësirën dhe kufijtë tuaj personalë por jo gjithmonë ndodh kështu. Edhe nëse dikush afër jush tregon shenja sjelljeje që ju e dini se nuk janë të drejta ndaj jush, nuk është gjithmonë e lehtë t’i jepni fund marrëdhënies. Kjo ndodh më shpesh kur një narcist ndodhet afër jush. Narcistë janë ata njerëz që e duan veten më shumë se çdo gjë tjetër, kanë një mendim të ekzagjeruar për veten, duan vëmendje dhe admirim, tregojnë dominim dhe fuqi, ndërsa në të njëjtën kohë shpërfillin ndjenjat dhe dëshirat e të tjerëve.
Një narcist mund të shkatërrojë çdo ndjenjë vetëbesimi që një grua kishte dikur. Atyre u pëlqen sfida. Narcistët janë vazhdimisht në frikë për aftësitë e tyre dhe do të luajnë lojëra për t’i provuar vetes se janë të zgjuar dhe të fuqishëm. Këto lojëra mund të përfshijnë zgjedhjen e qëllimshme të grave që janë të forta dhe të sigurta për veten e tyre pasi e dinë se një objektiv i tillë do të jetë më i vështirë për t’u rrëzuar. Nëse ata arrijnë ta kontrollojnë atë, kjo i përforcon bindjet e tyre. Nëse dështojnë, gjejnë një mënyrë për të fajësuar gruan.
Narcistët e dinë se statusi i tyre social është i pasigurt, kjo është arsyeja pse gratë e forta mund të ofrojnë një lloj rehatie për to. Gratë e forta kanë tendencë jo vetëm të kenë punë të suksesshme dhe të fuqishme, por ato janë gjithashtu të dashura në komunitetet e tyre. Një narcist e dëshiron këtë stabilitet. Narcistët fryjnë artificialisht egon e tyre për të kompensuar dyshimet e tyre. Kjo do të thotë se kur shohin një grua që është vërtet e fortë, e cila e ka ndërtuar veten me vetëbesim dhe ia bën të ditur botës, ndihen shumë ziliqarë. Më pas ata reagojnë ndaj kësaj me zilie duke u bërë hakmarrës.
Janë xhelozë. Zilia është kur narcistit nuk i pëlqen forca e gruas, xhelozia është kur ata nuk mund të durojnë që gruaja të marrë vëmendje ose komplimente. Ata besojnë se janë të vetmit që meritojnë këtë lloj lavdërimi, kështu që do të bëjnë ç’është e mundur për të marrë rolin, statusin ose pozicionin e asaj gruaje. Ata i mbivlerësojnë arritjet e tyre. Ata besojnë se çdo lavdërim që merr partneri i tyre reflektohet edhe tek ata.
Niveli në të cilin vepron një narcisist është i pakuptueshëm për shumicën, jo sepse ata janë më të zgjuar, por sepse motivimi i tyre është larg nga ai i një personi mesatar. Ata janë aq të përqendruar te vetja, saqë çdo gjë që bëjnë duhet t’u kthehet atyre, gjithçka duhet t’i shërbejë. Kjo është arsyeja pse ata janë shumë të qëllimshëm për njerëzit me të cilët kalojnë kohë.