Morinë, ndalohet një 41-vjeçar nga Serbia i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje narkotikësh!

vovalbania May 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Morinë, ndalohet një 41-vjeçar nga Serbia i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje narkotikësh!

Një shtetas serb 41-vjeçar u ndalua në Pikën Kufitare të Morinës në Kukës, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga Serbia për prodhim dhe shitje narkotikësh.

41-vjeçari Dushan Jovçiç,  u ndalua në hyrje të Shqipërisë me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Pas intervistimit të detajuar të këtij personi nga shërbimet e DVP Kukës rezultoi se ky person është dënuar nga Gjykata Themelore Kraljevo me 9 vite burg, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Serbi, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, me qëllim ekstradimin në Serbi, shtetasi serb Dushan Joviçiç, 41 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Themelore Kraljevo, e ka dënuar me 9 vite burg, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Ndërkohë vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në Serbi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64261 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE