Rama pas takimit me emigrantët në Milano: Emocion i paharrueshëm, s’do harroj fytyrat e shqetësuara të autoriteteve italiane!

vovalbania May 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama pas takimit me emigrantët në Milano: Emocion i paharrueshëm, s’do harroj fytyrat e shqetësuara të autoriteteve italiane!

Kryeministri Rama pas vizitës me emigrantët në Milano të Italisë, ka publikuar në rrjetet sociale një dokumentar që tregon eksodin e shqiptarëve drejt Italisë.

Në mbishkrimin e kësaj video, kryeministri Rama ka shprehur emocionet dhe ndjesitë e bukura që ka përjetuar në një ditë, ku sipas tij ishte e jashtëzakonshme. Ai shprehet mirënjohës për emocionin e paharrueshëm dhe i kërkoi ndjesë të gjithë emigrantëve shqiptarë që nuk u futën dot në sallë, pasi ishte plot.

“Faleminderit është fjala e rastit, po që në këtë rast nuk e thotë dot as së largu ndjenjën krejt të veçantë të kësaj dite të jashtëzakonshme shqiptarie në Itali.

Përulësisht mirënjohës për emocionin e paharrueshëm dhe përulësisht ndjesë mijërave që mbetën pa u futur dot në sallën, që u mbush tej kapacitetit.

Nuk do t’i harroj as fytyrat e shqetësuara të autoriteteve të sigurisë, që kishin frikën e ndonjë hataje nga mbingarkesa e shkallëve, teksa njerëzit kërkonin të hynin akoma më shumë, Ç’të bëja, u thashë qetësohuni, ne jemi ata të maleve mbi anije, as nuk kthehemi dot mbrapa as nuk na ndalon dot gjë të vazhdojmë përpara. E marr me mend ç’menduan, po s’po e them, rëndësi ka që kur u krye filluan të qeshin edhe ata. Shumë, shumë, shumë faleminderit”, shkruan Rama.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65260 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE