Ç’ndodhi në tapetin e kuq? Roza shtyn gazetaren, kjo e fundit reagon keq

vovalbania May 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ç’ndodhi në tapetin e kuq? Roza shtyn gazetaren, kjo e fundit reagon keq

Në tapetin e kuq të finales së “BBVA 3”, Roza Lati pati një incident me gazetaren Albana Ruçi, të cilën e shtyu me shaka për të bërë një foto. Videoja u bë menjëherë virale dhe disa e cilësuan veprimin si “kërkesë vëmendjeje” dhe “të pasjellshme”.

Në disa postime në “Instastory”, Roza ka reaguar ndaj situatës duke shkruar se nuk ka patur për qëllim ta lëndojë gazetaren por ka dashur të shkrepë disa foto para se fotografi të largohej. Ndër të tjera, ish banorja i kërkon të falur Albanës.

“Një mesazh për publikun dhe Albanën. Meqë je në të 20-at dhe jo në të 40-at prano një këshillë nga unë. Ishe aty dhe e pe me sytë e tu qasjen time. Të thashë disa herë ‘zemër sa të bëj dy foto se po ikën fotografi’. Aty isha dhe patjetër do të prononcohesha. Vëmendjen nuk e marr nga ti, se siç the kam dyfishin e moshës tënde, bashkë me të, edhe vëmendjen, qoftë për mirë apo për keq. Gjithsesi më fal që të kam shtyrë dhe nëse je ndjerë keq edhe pse qëllimi im ishte të bëja fotot. Sa për sqarim, se jo për gjë, por kur s’dëmtova njeri në Big…u habita si e paskam bërë jashtë!”, shkruan ajo.

    

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64057 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE