U përjashtua 15 vite nga sistemi i drejtësisë/ KLP miraton mbarimin e mandatit të Alfred Ballës me 9 vota pro!

vovalbania May 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U përjashtua 15 vite nga sistemi i drejtësisë/ KLP miraton mbarimin e mandatit të Alfred Ballës me 9 vota pro!

Këshilli i Lartë Prokurorisë miraton me 9 vota pro mbarimin e mandatit të Alfred Ballës.

Pas këtij vendimi ai nuk mund të qëndrojë në funksionin e kryetarit të KLP-së, pas vendimit të dhënë nga KPA, për përjashtimin e tij nga sistemi për 15 vite.

Alfred Balla nuk ishte i pranishëm në mbledhje, e cila u thirr nga nënkryetari i KLP-së, Tartar Bazaj me objekt “deklarimin e mbarimit të mandatit”.

Mbledhja, që filloi në orën 11:00, u shoqërua me debate, fillimisht kur Bazaj tha se “Ballës i ka mbaruar mandati”, dhe ka replikuar anëtarja Nurihan Seiti, e cila i ka thënë se i ka mbaruar edhe atij mandati.

Sipas vendimit të KPA, për 15 vitet e ardhshme Balla e ka të ndaluar të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë. Atij i ka përfunduar mandati i anëtarit të KLP-së prej disa muajsh, por vijonte të qëndronte në detyrë deri në momentin që do të zgjidheshin anëtarët e rinj, nga radhët e shoqërisë civile.

Kolegji i Pavarur i Apelimit shpalli se Balla ishte dorëhequr me dëshirën e tij nga kontrolli i 3-fishtë i vettingut ndryshe nga pretendimi i tij që këmbëngul se nuk kishte statusin e magjistratit përderisa e kishin shkarkuar nga detyra si ndihmës ligjor në gjykatën e lartë dhe më pas në KLP mori një mandate si anëtar i shoqërisë civile.

Çështja e kryetarit të KLP u mbyll në shkallën e parë të vettingut pa një vendim përfundimtar , dhe për këtë arsye komisioneri publik apeloi në KPA.

Trupa gjyqësore e përbërë nga Ina Rama Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo e shfuqizoi shkallën e parë dhe vendosi të ndërpresë vettingun për Ballën, një vendim marrje që do të thotë largim për 15 vjet dhe që më herët mbas dorëheqjes nga procesi është aplikuar edhe ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Vendimi për Alfred Ballën u dha gjatë kohës që ai ishte në një vizitë studimore në Romë së bashku me anëtarët e Këshillit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE