Përplasje me produksionin? Romeo habit me veprimin në “BB AfterParty”
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Momenti më i bukur në BBV? Ja si i përgjigjet Romeo pyetjes së Françeskës!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/05//momenti-me-i-bukur-ne-bbv-ja-si-i-pergjigjet-romeo-pyetjes-se-franceskes.jpg)
Romeo Veshaj u pa i zhgënjyer pasi nuk u shpall fitues i “Big Brother VIP Albania 3″— për më tepër u rendit i treti nga finalistët.
Aktori nuk arriti dot ta fshehë mërzitjen ndaj këtij vendimi, saqë mungoi edhe në eventin e organizuar menjëherë pas finales.
Mirëpo jo vetëm kaq. Romeo nuk ka qenë i pranishëm as në AfterParty-n e organizuar mbrëmjen e djeshme, ku të pranishëm ishin thuajse të gjithë ish-banorët e këtij sezoni, përfshirë edhe partneren e tij, Heidi Baci, e cila u pa e vetme.
Duket se Romeo po e përjeton ende Prime-n e fundit ku nuk u shpall fitues, lënë kjo të kuptohet se mes tij dhe produksionit ka hatërmbetje.