I pranishëm në AfterParty, Luizi nuk e kurseu një thumb për banorët e BBV 3

vovalbania May 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I pranishëm në AfterParty, Luizi nuk e kurseu një thumb për banorët e BBV 3

Mbrëmë u zhvillua “After Party” i “Big Brother VIP 3”, i cili bëri bashkë të gjithë ish-banorët e këtij edicioni dhe jo vetëm.

Për kënaqësinë e të pranishmëve në festë, kanë kënduar Bardhi, Fifi dhe Luiz Ejlli. Ky i fundit para se të niste të perfomonte në skenë, u shpreh se partnerja e tij, Kiara Tito, nuk mund të ishte e pranishme në festë pasi ishte në shtëpi me vajzën e tyre të vogël.

Por jo vetëm kaq, pasi këngëtari i dashur për publikun pati edhe një mesazh me shaka për ish-banorët e këtij edicioni të tretë të reality show-t.

“Sara e Ledion urime për këtë edicion, jeni shumë të mirë, na keni kënaqur. Urime të gjithë banorëve, mos mërziten, njëri e fiton, provoni prapë vitin tjetër si Bjordi e kështu, nuk është problem”, tha fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64056 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE