Konferenca ndërkombëtare AllWeb rikthehet në Shqipëri këtë nëntor

vovalbania September 22, 2022 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Konferenca ndërkombëtare AllWeb rikthehet në Shqipëri këtë nëntor

AllWeb Albania rikthehet në Shqipëri këtë nëntor, pas dy vitesh! Konferenca ndërkombëtare e marketingut dixhital , është e fokusuar në shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin e biznesit.

AllWeb u organizua për herë të parë në Tiranë, Shqipëri në vitin 2016, me një event që tejkaloi pritshmëritë e tij fillestare dhe u prit shumë mirë nga audienca e përbërë nga profesionistët e fushës dhe kompani e biznese novatore.

Ajo rikthehet me misionin e saj fillestar: “Të ofrojë përmbajtje cilësore, folës të shkëlqyer, raste studimore praktike, shkëmbim njohurish dhe shumë më tepër.

“Temat e këtij viti do të jenë përvoja e përdoruesit, eksplorimi kreativ, metaverse, web3, strategji biznesi dhe si çdo herë praktikat më të mira të marketingut dixhital.

Me pjesëmarrjen e 12 folësve ndërkombëtarë, rajonalë dhe vendas, nën drejtimin e Gerti Boshnjakut, themelues dhe drejtues ekzekutiv i New Media Group, themelues i Business Magazine Albania dhe drejtues i portalit AlbaniaTech.

Nuk di se çfarë të presësh? Ky 2 nëntor do t’u dedikohet: marketingut dixhital, kreativitetit, metaverse, përvojës së përdoruesit, web3 dhe strategjive të biznesit. Ftojmë të gjithë drejtuesit e nivelit C, menaxherët e marketingut, agjensitë e reklamave, ekspertët e PR dhe komunikimit, sipërmarrësit, pronarët e SME-ve dhe konsulentët e biznesit të na bashkohen në këtë konferencë një-ditore që do t’ju lërë pa frymë.

Ndërkohë ju kujtojmë vetëm disa prej mesazheve të përçuar nga folësit gjatë konferencave të mëparshme.

1-Jemi në një botë që flet të njëjtën gjuhë, atë digjitale. Por, marketerët janë në sfidën e përdorimit të të gjitha risive digjitale dhe njohjen e nevojave të klientit, për një shërbim sa më efektiv ndaj tij.

2- Të komunikosh se si produkti përmbush nevojat e klientit, është një privilegj i marketerit dhe detyrë e tij për ta bërë këtë punë me integritet. Sot, kur jemi “të mbytur” nga ofertat e produktet të ndryshme, “duhet të flasim në gjuhën e konsumatorit dhe të mos përdorim zhargonin e industrisë”.

“Mos i shisni të dhënat e klientit”, ishte mesazhi i folësit Matt Desmier. Tek nevojat e klientit gjeni përgjigjen e çdo veprimi, që do të ndërmerrni. Ndaj, njihni shumë mirë atë dhe vendosuni në pozicionin e tij, për të ndërtuar strategjitë e marketingut, për të zgjedhur kanalet e komunikimit dhe për të gjetur fjalët e duhura të prezantimit të produktit. SEO, një prej investimeve më afatgjata, kërkon po ashtu të keni parasysh klientin.4-Hulumtoni audiencën dhe atë që organizatori i eventit dëshiron që ju të arrini. Çfarë rezultatesh duan ata?

5- Ejani me idenë tuaj të madhe – më pas ndajeni atë në nën-mesazhe nëse është e nevojshme.

6- Mendoni për një frazë ose shprehje goditëse për të shprehur idenë tuaj – një të cilën mund ta përdorni gjatë gjithë fjalimit.

7- Vendosni qëllimet tuaja të njohurive – çfarë dëshironi që ata të mësojnë?

8- Vendosni qëllime emocionale – si dëshironi që ata të ndihen?

9- Vendosni qëllimet e veprimit – çfarë dëshironi që ata të bëjnë?

10- Shkruani një fragment për secilin mesazh, që përfshin një pyetje, fakt ose zbulim për të angazhuar audiencën, një histori për të ilustruar pikën kryesore, për të forcuar mesazhin si rezultat i historisë dhe pastaj prezantoni thirrjen për veprim.

11- Shkruani një paragraf të fortë hapës dhe mbyllës për të gjithë fjalimin dhe mësojini ato.12- Bëni prova dhe jini të qetë gjatë gjithë prezantimit.

Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb (Maqedoni & Shqiperi), janë ngjitur më shumë se 100 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si:Google, The Coca-Cola, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) Digitalizuj.me

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65705 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE