Një dasmë e fshehtë? Sabiani shoqëron Keisin drejt altarit?

vovalbania May 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një dasmë e fshehtë? Sabiani shoqëron Keisin drejt altarit?

Keisi Medini dhe Sabiani, ndoshta dyshja babë-bijë më e dashur e momentit. Raporti i tyre është sa i ëmbël, aq edhe i diskutuar. Të gjithë e njihnim Keisin si vajzën e tij, por kur Sabiani hyri në shtëpinë e “BBV2”, teksa e bija ishte brenda, kjo po që ka qenë një periudhë e zhurmshme për ta.

Së fundmi me anë të një fotoje të postuar prej tyre duket se Keisi po shkon drejt altarit. E veshur me një fustan të bardhë dhe me një buqetë lulesh në dorë teksa mbështetej tek babai i saj, Sabiani, i cili ishte i veshur me një kostum të zi klasik. Jo vetëm veshja e tyre, por edhe në foto Keisi ka vendosur një ’emoji’ nuseje e duket se dita e veçantë për të ka mbërritur, por se kush është fatlumi këtë ende nuk e dimë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CASSEY 🦋 (@keisimedini)

Publiku gjithmonë ka qenë kurioz të njihte mamanë e Keisit, të cilën nuk e ka ekspozuar pothuajse asnjëherë në rrjetet sociale. Ish-banorja e “BBV2” ka ndarë një video me mamanë e saj në makinë, e cila duket sikur të dyja janë një moshë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65795 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE