Prezantueses i futet miza në gojë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, shihni reagimin e saj
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Prezantueses i futet miza në gojë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, shihni reagimin e saj](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/05//prezantueses-i-futet-miza-ne-goje-gjate-transmetimit-te-drejtperdrejte-shihni-reagimin-e-saj.jpg)
Prezantuesja e programit të mëngjesit në televizionin amerikan Boston 25, Vanessa Welch është lavdëruar për profesionalizmin e shfaq gjatë transmetimit direkt.
Gjithçka ndodhi kur prezantuesja derisa po fliste e befason një mizë, që fillimisht i ndalet në sy dhe më pas i futet në gojë, siç shihet edhe nga pamjet të cilat kanë bërë xhiron në rrjet.
Por as kjo sfidë nuk e ndaloi që ajo të vazhdojë me moderimin e programit të mëngjesit, pavarësisht se gëlltiti mizën.
Përdoruesit e rrjeteve sociale mbetën të habitur me prezantuesen amerikane, e cila u “sakrifikua” për të vazhduar programin.