Caktohet data e ndeshjes së revanshit mes Usyk dhe Fury!
Ndeshja e revanshit mes boksierit ukrainas Alexander Usyk dhe britanikut Tyson Fury do të mbahet më 21 dhjetor në Riad, njoftuan sot organizatorët, transmeton AP.
Usyk mundi Furyn dhjetë ditë më parë në Riad dhe bashkoi titujt e kampionit të botës në peshat e rënda në versionet ËBA, ËBO, IBF dhe ËBC. Ndeshja zgjati 12 raunde dhe Usyk fitoi me vendim të gjyqtarëve 2:1.
“Bota do të shikojë edhe një herë një tjetër luftë historike. Përkushtimi ynë ndaj tifozëve të boksit vazhdon… Shpresojmë që të kënaqeni”, shkroi kryetari i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit të Arabisë Saudite, Turki Alalshik në faqen e rrjeteve sociale X.
Boksieri Oleksandr Usyk është shpallur kampion i pakontestueshëm i boksit në botë, në kategorinë e peshës së rëndë, pas fitores që ka shënuar kundër Tyson Fury, në garën e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite, në orët e para të së dielës.
Ai ka shënuar fitore ndonëse në fillim të garës Fury ka qenë në përparësi.
Usyk, 37-vjeçari ukrainas është boksieri parë që mban të katër rripat në periudhën e njëjtë në kategorinë e peshës së rëndë prej epokës së ish-kampionit Lennox Lewis në prill të vitit 2000.
Usyk e ka ndryshuar rrjedhën e lojës në rundin e tetë, duke e lënë Furyn të tronditur nga forca e grushteve.
“Faleminderit shumë.. është mundësi e madhe për mua, familjen time, shtetin tim. Është ditë shumë e mirë”, ka thënë Usyk në lot, në një intervistë pas ndeshjes.