Historike, Kolumbia ndalon ndeshjet me dema!
Duke nisur nga viti 2027 në Kolumbi nuk do të organizohen më ndeshje me dema. “Kolumbia është çliruar nga kjo torturë e kafshëve e maskuar si një kulturë”-tha Juan Carlos Losada, një kongresmen që mbështeti projektligjin përkatës. Projektligji ka qenë një nismë e deputetëve të mjedisit dhe do të hyjë në fuqi pas 3 vitesh. Ai u miratua në parlament me 93 vota pro dhe dy kundër.
Gjatë kësaj periudhe tranzitore, shteti duhet të garantojë punësim alternativ për personat e varur drejtpërdrejt ose tërthorazi nga ndeshjet me dema dhe të përshtatë arenat e vendit për aktivitete sportive dhe kulturore, ndërkohë që do të ketë ende mundësi për adoptimin e demave. “Është një stacion historik”-deklaroi deputetja ekologjike Losanda.
Në vitin 2018, Gjykata Kushtetuese kishte lejuar ndeshjet me dema në qytete dhe fshatra që kishin këtë traditë dhe ua kishte lënë kryebashkiakëve vendosjen e çdo kufizimi. Në Bogotá dhe Medellin (Kolumbia veriperëndimore), ndeshjet me dema nuk lejohen nga viti 2020. Kolumbia ishte vendi në Amerikë me traditën më të gjatë të ndeshjeve me dema.