Ylli i muzikës italiane Gianna Nannini: “Shtatzënia në moshën 56 vjeçare më ka rigjeneruar trupin dhe shpirtin…”!

vovalbania May 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ylli i muzikës italiane Gianna Nannini: “Shtatzënia në moshën 56 vjeçare më ka rigjeneruar trupin dhe shpirtin…”!

Legjenda e muzikës italiane Gianna Nannini në një intervistë të fundit ka folur për lidhjen e saj me trupin dhe përvojën e saj të rigjenerimit pas lindjes. Artistja ndau përvojën e saj personale të të qenit një nënë në moshën 56 vjeçe, duke theksuar se kjo nuk ishte një udhëtim i lehtë, por që solli një transformim të madh për të.

Me siguri fiziku im, i cili krijoi jetë siç do thoshin ekspertët në një moshë të madhe, më ka rigjeneruar trupin, qelizat, sepse mesa duket një fëmijë në bark është po ashtu një grumbull qelizash të rigjeneruara. Ka qenë një priviliegj të kisha këtë lloj eksperience. Gratë diskriminohen për moshën!

Këngëtarja ka hedhur poshtë mitin se sa më shumë rritesh në moshë ke më pak aftësi mendore dhe fizike për të rritur një fëmijë.

View this post on Instagram

 

A post shared by Il Messaggero (@ilmessaggero.it)

Ndërkaq, në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa e gjejnë veten shtatzënë papritur. Në të gjitha rastet lind pyetja: “Çfarë rreziqesh ka të kesh një fëmijë në moshën 40-vjeçare”? Sigurisht që ka edhe anët pozitive, por gruaja duhet të përballet me një ndryshim të sistemit riprodhues.

Të bëhesh nënë natyrshëm në moshën 40-vjeçare nuk është aq e rrallë, edhe nëse pas të 35-ave lindshmëria natyrore bie. Në fakt, nëse në moshën 25 vjeçare ka 28% mundësi që ovulacioni të çojë në shtatzëni, përqindja bie në rreth 10% në moshën 40 vjeçe. Gruaja ka një numër ovocitesh të përcaktuara gjenetikisht, të cilat pakësohen me kalimin e viteve. Përveç kësaj, mitra, vezoret dhe endometriumi i nënshtrohen një procesi natyror plakjeje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE