“Mos e largoni vëmendjen nga Ballkani Perëndimor”/ Hasani në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s!

vovalbania May 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mos e largoni vëmendjen nga Ballkani Perëndimor”/ Hasani në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s!

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s, në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të Aleancës Transatlantike në Pragë.

Ministri theksoi domosdoshmërinë që NATO mos të largojë vëmendjen e saj nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, pasi kjo kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë.

“Samiti i NATO-s në Uashington, duhet t’i japë Ballkanit Perëndimor vëmendjen që meriton, veçanërisht përballë sfidave të jashtme të sigurisë.

Në takimin e sotëm jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Pragë, rikonfirmuam mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën e lirë dhe sovrane dhe angazhimin tonë për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen tonë kolektive. Shqipëria mbetet e vendosur  për të luajtur rolin e saj si aleate e palëkundur e vlerave euroatlantike”, tha Hasani, në një deklaratë.

Ky është takimi i fundit në nivel të Ministrave të Jashtëm në parapërgatitje të Samitit të Uashingtonit, që shënon dhe 75-vjetorin e Aleancës.

Ministrat aleatë trajtuan progresin e vendimeve të marra në Samitin e Vilniusit, të cilat synojnë që NATO të vijojë të ruajë paqen, të parandalojë konfliktet dhe të mbrojë popullatën dhe vlerat e territorit aleat, prioritetet e Samitit të Uashingtonit dhe veçanërisht vijimin e ndihmës për Ukrainën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE