Të përqafuar dhe të lumtur, Ilnisa Agolli poston foto me Mertion Mjekiqin nga After Party “BBV3”!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Të përqafuar dhe të lumtur, Ilnisa Agolli poston foto me Mertion Mjekiqin nga After Party “BBV3”!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/05//te-perqafuar-dhe-te-lumtur-ilnisa-agolli-poston-foto-me-mertion-mjekiqin-nga-after-party-bbv3.jpeg)
Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Para pak ditësh u organizua After Party i “BBV3”, ku morën pjesë ish-banorët e këtij edicioni dhe shumë personazhe të tjerë publikë. Në festë u panë edhe Meritoni dhe Ilnisa, të cilët edhe kanë qëndruar bashkë, duke treguar kështu se lidhja e tyre po shkon mirë edhe pas daljes nga shtëpia. Vetëm pak më parë Ilnisa ka postuar disa foto me Meritoni nga ajo mbrëmje, ku duken krahë njëri-tjetrit dhe shumë të lumtur.