Sara Hoxha pyetet nëse do të rikthehet me Ledri Vulën, ja çfarë thotë për raportin me reperin
Prej muajsh një lajmet më të komentuara në rrjetet sociale, është ndarja e mundshme e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës.
Asnjëri prej tyre nuk e ka mohuar apo pohuar në mënyrë të drejtpërdrejtë një gjë të tillë për raportin mes tyre.
Mbrëmjen e sotme e ftuar në Cherry On Top, Sara Hoxha tha se raporti me Ledrin është një temë delicate, dhe dëshiron ta mbajë për vete derisa të jetë edhe ajo e qartë.
“Është një temë delicate që ende dua ta mbaj për vete, Derisa gjithccka të qetësohet dhe të marrim edhe ne vesh ccfarë po ndodh. Të shkojë sit ë shkojë. Unë jam shumë ok. Nuk jam duke e vrarë më mendjen për asgjë”.
Bora Zemani i bëri disa pyetje për të kuptuar statusine saj, duke e pyetur fillimisht se çfarqë mendon ajo për nënat single.
“Të gjitha mamat janë shumë të forta. Nënat singlë janë heroina, sepse në këto ditë është e vështirë të rrisësh fëmijën për partnerin. Por ne kemi ndihma të tjera, sicc janë prindërit”, tha Sara Hoxha.
Më pas, Sara u pyet nëse beson apo jo te rikthimet, ku u përgjigj se Po, pasi shembulli më i mirë është vetë Bora Zemani.
“Për mua ti je shembulli më i mirë i rikthimeve. Do bëja gjithçka për dashurinë, ndaj çdo njeriu që e dua vërtetë shumë”, u shpreh ajo.