Përplasje mes Romeos dhe Ledionit pas “Big Brother VIP”? (Foto)

vovalbania June 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përplasje mes Romeos dhe Ledionit pas “Big Brother VIP”? (Foto)

Romeo Veshaj nuk arriti të shpallet fitues i “Big Brother VIP Albania 3”.

Madje ai e mbylli rrugëtimin në reality show si finalisti i tretë, duke humbur në një nominim me Egla Cenon, e cila më pas u shpall fituese përballë aktorit Jul Deda.

Mirëpo Romeo u duk se nuk e priti aspak mirë këtë vendim. Ai mungoi në AfterParty-n e Big Brother VIP si edhe në Post Big Brother VIP.

Por nuk mbaron me kaq. Pas një kërkimi në rrjetet sociale, shihet se Romeo ka hequr nga lista e ndjekësve Ledionin. Të njëjtën gjë ka bërë edhe ky i fundit— duke lënë të kuptohet se mes dyshes ka patur një ‘përplasje’.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64375 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE