Sot 1 Qershori, urimet e ëmbla të VIP-ave për të vegjëlit e tyre

vovalbania June 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot 1 Qershori, urimet e ëmbla të VIP-ave për të vegjëlit e tyre

Shpirti shërohet duke qëndruar me fëmijët. Janë ata burimi i çdo gjëje dhe lumturia më e madhe…

Sot ata festojnë festën e tyre, 1 Qershorin, ndërsa prindërit kanë zgjedhur fjalët më të ndjera dhe më të bukura për t’i uruar ata në këtë ditë.

Po si i kanë uruar personazhet e njohur fëmijët e tyre?

Këngëtarja e muzikës popullore, Maya, ka zgjedhur që me anë të një postimi të publikojë si rrallëherë foto me djalin e saj për 1 qershor.

 

”Të dashur fëmijë, gëzuar festën tuaj, 1 Qershorin. Zemrat tuaja qofshin vatër gëzimi. Të dua”, shkruan Maya.

Një tjetër çift i përfolur shumë së fundmi për divorcin është Xhensila dhe Besi. Këngëtarja ka publikuar një foto me dy të vegjëlit e saj dhe më pas uroi në veçanti të birin për 1 qershorin e parë.

Kjo festë i gjeti bashkë Princ Lekën dhe vajzën Geradinë, ndërsa sipas asaj që ai ka postuar në rrjete sociale, i shoqëron edhe partnerja e re e tij Blerta. Kjo pasi princi i ka bërë tag në fotot e publikuara.

“Duke festuar me vajzën time Geraldinë, ju dërgojmë urimet tona të përzemërta të gjithë fëmijëve të kombit tonë. Gëzuar 1 Qershorin!”, shkruan ai.

Olta Gixhari publikoi një foto me Amarin, ndërsa shkroi: Gezuar 1 Qershorin kalamajaaa ,s’ka ne bote me te mire e me te bukur se ju???? Amar per ty edhe 1000 jete te tjera.

Rudina Dembacaj uroi vajzën dhe mbesën e saj:

Zajmina Vasjari nuk publikoi asnjë foto të fëmijëve të saj por nuk mungoi një postim plot humor.

Jonida Vokshi uroi 1 qershorin me foto dhe video të dy të vegjëlve të saj

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65816 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE