I kërkoi Xhensilës të hiqte dorë nga pasuria, zbulohet manovra e Bes Kallakut në moment të fundit!

vovalbania June 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reagon ish-ministri i Drejtësisë pasi u përfol se ndarja e Besit dhe Xhensilës është për të shpëtuar pasurinë

Një nga çiftet më të dashura dhe të përfolura në mediat rozë, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, tashmë i kanë ndarë rrugët e jetës me njëri-tjetrin, me urë të vetme lidhëse… dy fëmijët.

Sipas Top Channel çifti i ishte drejtuar gjykatës me padi divorci pasi sipas tyre nuk po funksiononte më martesa, të tjera detaje mësohen mbi këtë çështje.

Kallaku dhe Myrtezaj, para se të shkonin në Gjykatë, kanë tentuar që martesës së tyre t’i japin fund me marrëveshje, pa qenë nevoja për beteja ligjore.

Por në momente të fundit, Kallaku ka kërkuar që këngëtarja të heqë dorë nga pasuria e çiftit, gjë që nuk është pranuar prej saj.

Pas këtij ‘ndryshimi’ në moment të fundit, këngëtarja i është drejtuar gjykatës me një padi për divorc, e po ashtu ka bërë edhe aktori.

Gjykata ua ka kthyer të dyve padinë, Xhensilës për shkak se nuk e kishte firmosur ajo, por kishte autorizuar avokaten e saj, e po ashtu për arsye procedurale i është kthyer edhe Besit.

Dyshja e kanë ridorëzuar padinë, këtë herë të plotësuar sipas kërkesave dhe procedurave, duke pritur një datë për caktimin e seancës.

Mësohet se të dyja këto padi për divorc do të bashkohen tek e njëjta gjyqtare, dhe do të caktohet një datë për të zhvilluar seancën, ku palët do të ngrenë pretendimet e tyre për pasurinë dhe të tjera detaje që rrjedhin pas ndarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE