Zgjedhjet lokale në Serbi, rëndësia e Beogradit!

vovalbania June 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjedhjet lokale në Serbi, rëndësia e Beogradit!

Për të dytën herë në gjashtë muaj, edhe qytetarët e kryeqytetit serb Beograd janë thirrur që sot t’iu drejtohen qendrave të votimit. Lokalet po përsëriten pasi në ato të dhjetorit 2023, askush nuk fitoi shumicën. Aktualisht, një pjesë e opozitës po i bojkoton zgjedhjet e Beogradit, duke pasur parasysh se kushtet zgjedhore nuk janë përmirësuar.

Pas zgjedhjeve të dhjetorit 2023, opozita akuzoi qeverinë për vjedhje, çka u mohua nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet dhe qeveria.

Vëzhguesit ndërkombëtarë konstatuan një sërë parregullsish, ndërsa Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dha 25 rekomandime për përmirësimin e procesit zgjedhor.

Pse është i rëndësishëm Beogradi?

Fitorja në zgjedhjet për Beogradin është e rëndësishme për disa arsye. Jo vetëm në nivel simbolik për shkak të pushtetit në kryeqytet, por edhe për shkak të faktorëve ekonomikë. Pra, Beogradi ka një buxhet që përfaqëson pak më shumë se një të dhjetën e gjithë arkës së shtetit.

Beogradi gjeneron edhe 40% të GDP-së së Serbisë, ndaj është në pozitë kryesuese. Për shembull, Vojvodina pason me një pjesëmarrje prej 26.4% në GDP. Ndërkaq, në Beograd ka një numër të madh të investimeve, por edhe projekteve të mëdha.

Sipas regjistrimit më të fundit nga viti 2022, një e katërta e popullsisë së Serbisë jeton në kryeqytetin Beograd. Të drejtë vote në Beograd, sot kanë 1 milion e 602 mijë e 150 qytetarë.

14 lista zgjedhore

Qytetarët e Beogradit mund të zgjedhin mes 14 listave zgjedhore në qendrat e votimit ditën e sotme. Teksa Partia Progresive Serbe në pushtet i “forcoi” radhët e saj, opozita u nda në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhjet e Beogradit.

Tani, progresistët po konkurrojnë për zgjedhje me Partinë Socialiste të Serbisë (SPS), e cila ka qenë partneri i tyre i koalicionit që nga ardhja në pushtet në vitin 2012. Në listën e progresistëve, këtë herë do të jetë edhe partia e djathtë “Zavetnici”, e cila nuk e kaloi pragun në votimet e mëparshme të dhjetorit të kaluar. Por, kryetarja e partisë, Milica Gjurgjeviç Stamenkovski, u zgjodh ministre për Përkujdesje Familjare dhe Demografinë në Qeverinë e Serbisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE