Aksidentohet për vdekje minatori në Bulqizë/Aksident pune dhe në Sarandë!

vovalbania June 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksidentohet për vdekje minatori në Bulqizë/Aksident pune dhe në Sarandë!

Në Bulqizë, një minator i identifikuar si shtetasi Zini Murati, sot u dërgua pa shenja jete në spital, dyshohet për aksident në punë, në një subjekt minerar. Sipas njoftimit zyrtar, viktima është i moshës rreth 60-vjeç. Autoritetet nisën hetimet duke shoqëruar personat përgjegjës. Zyrtarisht njoftohet se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë. Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Në një tjetër aksident në punë, një 62-vjeçar u plagos rëndë në Sarandë, pasi ra nga një lartësi rreth 3-4 metra teksa punonte në një kantier ndërtimi. Për mjekim më të specializuar, shtetasi Servet Ziflaj u dërgua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Fillimisht, dje u paraqit në urgjencën e Sarandës në gjendje të mirë shëndetësore, por sot u përkeqësua dhe ra në koma.

Mjekët dyshojnë për trauma të brendshme dhe dëmtim të disa organeve. Ky është rasti i disatë i aksidenteve në punë kohët e fundit, sidomos në kantiere ndërtimi. Raportohen 15 të tilla prej fillimit të vitit 2024. Autoritetet nisën një hetim për rastin, për të monitoruar kushtet e sigurisë në punë dhe mënyrën e zbatimit të tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65840 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE