Nuk ka përjashtime, teza e provimit të Gjuhës së Huaj doli para testit!

vovalbania June 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk ka përjashtime, teza e provimit të Gjuhës së Huaj doli para testit!

Edhe ky vit nuk bëri përjashtim sa i përket provimit të gjuhës së huaj, i pari i Maturës Shtetërore. Teza e anglishtes u publikua në të dyja variantet në rrjetet sociale, 30 minuta para nisjes së testit. Çdo vit përsëritet historia e publikimit të tezave të provimeve të Maturës, që si rregull duhej të ishin sekret.

Rreth 28 mijë maturantë në vend po i nënshtrohen testit të parë të Maturës Shtetërore, Gjuhës së Huaj.  Testi është hartuar me tre nivele vështirësie, bazuar në programin mësimor. Provimi zgjat 2 orë e 30 minuta. 70% e qendrave të provimit janë të pajisura me kamera.

Këtë vit, 2 mijë maturantë më pak po i nënshtrohen Maturës Shtetërore. Janë rreth 2 mijë e 900 punonjës të strukturave të MAS-it, të angazhuar me administrimin. Letërsia jepet më 10 qershor, Matematika, më 18 dhe provimi i fundit me zgjedhje, më 24 qershor.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit dhe Sportit vuri theksin te zbatimi me rigorozitet i rregullores së Maturës Shtetërore.

Kemi një rregullore që duhet zbatuar nga të gjithë, që nga shkollat e deri në nivel kombëtar. Shpresoj të mos kemi parregullsi, por nuk do të ketë asnjë tolerancë për rastet që shkelin rregulloren. Nxënësit duhet të jenë të qetë dhe të sigurt gjatë këtij procesi provimesh, theksoi ministrja Manastirliu.

Në provimet e Maturës Shtetërore do të marrin pjesë rreth 28 mijë nxënës, maturantë. Për monitorimin dhe administrimin e procesit do të angazhohen më shumë se 2 mijë e 900 punonjës të sistemit arsimor, përfshirë mësues, administratorë provimesh e staf të MAS-së dhe strukturave të varësisë.

Do të jenë 1 mijë e 900 administratorë provimi që monitorojnë grupe prej 15-20 nxënësish, 200 përgjegjës të administrimit, 250 administratorë të sekretimit, 290 përgjegjës për strukturat shkollore e mësues ndihmës për mbështetjen e nxënësve me aftësi të veçanta. Gjithashtu janë 230 administratorë për monitorimin dhe vlerësimin e mbarëvajtjes së testimeve në të 144 pikat e provimeve.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65172 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE