Eksod te Tirana, shkon në pesë numri i lojtarëve që largohen në 12 orët e fundit!
vovalbania
June 03, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Eksod te Tirana, pas Bruno Lulaj, Kristal Abazaj, Patrick, e Regi Lushkjas një tjetër emër i rëndësishëm i “bardhebluve” njoftoi këtë të hënë largimin nga kryeqytetasit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ardit Deliu bën me dije se nuk do të jetë më pjesë e Tiranës dhe se tashmë është koha për sfida të reja.
“Krenar për çdo moment të kaluar me KF Tirana! Faleminderit për mbështetjen dhe kujtimet e paharrueshme. Koha për një sfidë të re, por përgjithmonë mirënjohës ndaj çdo pjesëtari të këtij rrugëtimi”-shkruan Deliu.
Mesfushori 26-vjeçar u bashkua me Tiranën në verën e 2022-shit dhe për dy vite luajti rol të rëndësishëm në ekipin “bardheblu”.