Ja kush është finalistja e parë e “Ferma VIP”
Çiljeta Xhilaga është shpallur finalistja e parë e reality show-t “Ferma VIP”, duke siguruar kështu vendin në finalen e 12 qershorit.
Këngëtarja fitoi imunitet, pasi iu kalua “hajmalia” nga Xhensila Pere, e cila i dhuroi kështu vendin për finale fermeres. Çiljeta u vendos para zgjedhjes “imunitet apo surprizë” dhe zgjodhi që të kishte imunitetin, ndonëse nuk e dinte se çfarë simbolizonte hajmalia.
Çiljeta është kthyer ndër personazhet e preferuar të “Ferma VIP”, falë historive që ka ndarë me publikun, si dhe marrëdhënies së ngushtë që ka me Fernandon, djalin e saj, si dhe Bekon, djalin e Albanit, nga martesa e tij e parë me të shoqen e ndjerë.
Çili ka befasuar pozitivisht publikun, duke u shfaqur si një grua që i ka rritur, dashur dhe edukuar të dy djemtë njësoj, si dhe një person i ndjeshëm dhe shumë i kujdesshëm për fermën dhe banorët.