Nga partneri italian tek ai bullgar, Egla Ceno i tregon të gjitha!

vovalbania June 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga partneri italian tek ai bullgar, Egla Ceno i tregon të gjitha!

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.

Emisioni Fiks Fare mbrëmjen e 4 qershorit  u hap ndryshe nga zakonisht. Dyshes së prezantueseve Devi dhe Dorit iu shtua fituesja e BBV3 Egla Ceno. Ceno tregoi mes notave të humorit se si po e përjeton fitoren, marrëdhënien me banorët e tjerë jashtë shtëpisë dhe projektet për të ardhmen.

Për jetën e saj përsonale si gjithmonë Egla Ceno është e rezervuar , por tregoi se lidhja me italianin është e kohërave të rinisë.

Tani jam hedhur në Bullgari me Dragoviç edhe pse radha ka shkuar tek molla e kuqe

Në lidhje me jetën e saj profesionale pas kësaj eksperience unike , Egla tha se fillimisht do bëjë disa pushime me të ëmën dhe më pas me fillimi e sezonit të ri do merret me disa projekte.

Ditën e sotme Jul Deda ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin për të folur rreth eksperiencës së tij në “BBV3” dhe jetën tani pas daljes. Është aluduar se Juli dhe Egla Ceno do të realizojnë një film me titullin “Brekët” si kryefjala e këtij edicioni të “BBV” e për këtë Juli ka treguar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64022 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE