“Bëji të fala dashurisë së re”, Nora Istrefi publikon projektin e saj më të ri!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![“Bëji të fala dashurisë së re”, Nora Istrefi publikon projektin e saj më të ri!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/09//beji-te-fala-dashurise-se-re-nora-istrefi-publikon-projektin-e-saj-me-te-ri.jpeg)
Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me ‘look-un’ e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.
Pas bashkëpunimit që rezultoi shumë i suksesshëm me Shkurte Gashin dhe Bardhin ‘Mama Mia’, bukuroshja nuk vonoi gjatë, por na surprizoi me një projekt të ri shumë shpejt. Këtë e bëri me dije vetë artistja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
E teksa vetëm mbrëmjen e djeshme, Nora publikoi ‘Ciao’ me tekst të shkruar nga Yll Limani dhe kënga i dedikohet një dashurie të humbur, ku mes të tjerash në një pjesë të tekstit, bukuroshja i bën ‘të fala’ dashurisë së re.
Këtë sezon veror, artistët tanë u siguruan që të sillnin këngë verore që u dëgjuan kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.
Pak muaj më parë reperi i njohur Bardhi erdhi me një super bashkëpunim me dy këngëtare shumë të njohura dhe të dashura për publikun Shkurte Gashi dhe Nora Istrefi. ‘Mama Mia’ është surpriza e tre artistëve që ka rezultuar një sukses i vërtetë.