Llagami: KLGJ promovoi 13 gjyqtarë, u emëruan 41 magjistratë të rinj!

vovalbania June 07, 2024 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Llagami: KLGJ promovoi 13 gjyqtarë, u emëruan 41 magjistratë të rinj!

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, tha sot se vitin e kaluar është adresuar problematika e vakancave në sistemin gjyqësor. Llagami raportoi në seancën dëgjimore për raportin vjetor të veprimtarisë së KLGJ-së dhe sistemit gjyqësor gjatë 2023-shit e tha se u promovuan 13 gjyqtarë, ndërsa u emëruan 41 magjistratë të rinj. Ka shkuar 11 numri i gjyqtarëve në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërsa është hapur procedura dhe për emërimin e 4 të tjerëve.

Plotësimi i vakancave në sistem, duke i dhënë prioritet kandidatëve që janë në procedurë promovimi apo lëvizje paralele, gjatë vitit 2023 deri në maj 2024, KLGJ në adresim të plotësimit të vakancave, ka përfunduar promovimin për 13 gjyqtarë deri në maj 2024. Ka emëruar në detyrë 41 magjistratë të rinj, që kanë përfunduar programin e formimit fillestarë, pranë shkollës së magjistraturës. Kanë përfshirë në skemë delegimi 5 gjyqtarë, kanë transferuar deri në maj 2024, 49 gjyqtarë.

KLGJ ka miratuar 40 kuota për kandidatë për magjistratë, profili gjyqtarë, dhe 15 kuota për ndihmës ligjor për vitin 2023-2024 dhe 20 kuota për kandidatë për magjistratë profili gjyqtarë dhe 15 kuota për ndihmës ligjor për vitin 2024-2025. Ka kryer verifikimin e kritereve dhe kushteve formale dhe të pasurisë për 46 kandidatë magjistratë.

Janë ndërmarrë 11 procedime disiplinore gjatë vitit 2023.

Në ushtrim të përgjegjësisë disiplinore ndaj gjyqtarëve, por edhe për pastrimin e sistemit gjyqësor,  nga vitit 2023 deri në këto momente janë zhvilluar 11 procedime disiplinore për të cilat është konkluduar për 2 procedime është caktuar masë shkarkimi nga detyra. Për 4 raste është vendosur pezullimi deri në fund të procesit të vetingut. Për 2 procedura pezullim për 1 vit, deri sa të përfundojë verifikimi i mundësisë fizike e mendore. Dhe 2 procedura janë mbyllur pa një vendim përfundimtar dhe 1 procedurë është vendosur rrëzimi i kërkesës së ILD.

Llagami shtoi se viti 2023 shënon dhe përmbushjen e rekomandimin numër 1 të rezolutës për plotësimin e Gjykatës së Lartë dhe deri tani ka 19 anëtarë përmes procedurës së ngritjes në detyrë të magjistratëve. Gjatë raportimit, solli në vëmendje dhe strategjinë e miratuar nga KLGJ për uljen e numrit të çështjeve.

Strategjia e hartuar nga një grup pune, asistuar dhe nga SHBA, delegacioni i BE, KiE, parashikon një set masash ligjore dhe administrative. Masa këto të testuara më herët në vendet e KiE, duke filluar si nga çështjet e ambienteve, kapaciteteve të gjykatave, çështje të teknologjisë së informacionit, fuqizimin e personelit ndihmës dhe kapaciteteve menaxheriale të gjykatave. Propozime për ndryshime ligjore me natyre procedurale, e deri tek sistemi i filtrimit të çështjeve, apo trajtimit të ankimeve dhe rekurseve të përsëritura që ngarkojnë sistemin. Që një strategji e tillë me karakter kombëtar të ketë sukses, pa-diskutim kërkon bashkërendimin nga të gjithë aktorët, me Ministria e Drejtësisë, por edhe Kuvendin për të garantuar mbështetjen e nevojshme buxhetore dhe infrastrukturore për jetësimin e saj në funksion të qytetarëve.

Po ashtu, bëri një rezyme dhe të shpejtësisë së ecurisë së çështjeve gjyqësore.

Sistemi gjyqësor është përballur me një ulje lehtësisht të punës. Numri i çështjeve totale në shqyrtim është 5.1% më i vogël se në vitin 2022. Një ndër faktorët kontribuues në këtë drejtim është ulja e çështjesve të reja të regjistruara. Gjatë vitit 2023 qytetarët janë drejtuar më pak gjykatës, duke sjellë ulje prej 9.5% të çështjeve të reja në krahasim me vitin 2022.

Pjesa më e madhe e gjykatave kanë punuar me një kapacitet të reduktuar, nën 70%, në nivel kombëtar me 60.5% të organikës së gjyqtarëve që kanë qenë efektivisht në detyrë gjatë vitit 2023. Gjykata e Lartë vijon me trend rritës së normës së likuidimin e çështjeve civile dhe administrative, duke kaluar pragun 100% për të treja kategoritë, duke shqyrtuar 3 herë më shumë çështje sesa regjistrime të reja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE