KE: Ukraina dhe Moldavia, gati të fillojnë bisedimet e anëtarësimit në BE!

vovalbania June 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
KE: Ukraina dhe Moldavia, gati të fillojnë bisedimet e anëtarësimit në BE!

Komisioni Evropian u tha sot ambasadorëve të Bashkimit Evropian se Ukraina dhe Moldavia kane përmbushur kushtet për të filluar bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ne konsiderojmë se të gjitha hapat janë përmbushur nga të dy vendet. Tani vendimi është në duart e shteteve anëtare, u tha gazetarëve sot një zëdhënëse e komisionit.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord të hapnin bisedimet me të dy vendet në dhjetor, me kusht që ata të plotësonin disa kriteret, si lufta kundër korrupsionit. Në një takim me dyer të mbyllura, komisioni iu deklaroi ambasadorëve të 27 vendeve anëtare të BE-së se këto kushte ishin përmbushur.

Megjithatë, të gjitha vendet anëtare duhet të bien dakord njëzëri për një plan për zhvillimin e bisedimeve përpara se ato të fillojnë në praktikë. Kievi aplikoi për anëtarësim në BE në shkurt 2022, pasi Rusia përshkallëzoi konfliktin e gjatë në Ukrainën lindore duke nisur një pushtim në shkallë të plotë të vendit.

Moldavia – ku rajoni separatist pro-rus Transnistria ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i sigurisë që nga një luftë në fillim të viteve 1990 – kërkoi të bashkohej një muaj më vonë. Gjeorgjia, e cila luftoi me Rusinë në 2008, aplikoi gjithashtu në mars 2022.

Udhëheqësit e BE-së njohën zyrtarisht Ukrainën dhe Moldavinë si kandidatë për anëtarësim një vit më parë, në qershor 2023. Ata i dhanë Gjeorgjisë statusin e kandidatit në dhjetor 2023, në të njëjtën kohë kur ranë dakord për hapjen e bisedimeve me Ukrainën dhe Moldavinë.

Kandidatët e tjerë zyrtarë janë Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE