Shqipëria mposht Azerbajxhanin 2-0/ Bajrami, Manaj dhe Laçi dhurojnë spektakël me golat! (VIDEO)

vovalbania June 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqipëria mposht Azerbajxhanin 2-0/ Bajrami, Manaj dhe Laçi dhurojnë spektakël me golat! (VIDEO)

Shqipëria u përball sot me Azerbajxhanin në miqësoren e dytë dhe të fundit përgatitore para udhëtimit drejt Gjermanisë për pjesëmarrjen në Euro 2024.

Kuqezinjtë konfirmuan se janë më në formë se kurrë për të nisur rrugëtimin drejt Euro 2024 në Gjermani.

Ishte Nedim Bajrami i cili në minutën e 12′ nxori ekipin në avantazh me një supergol nga distanca (VIDEO)

Pas një loje jo dhe aq të thjeshtë për kuqezinjtë Manaj në min e 81′ i dyfishoi shifrat nga një aksion model, asist i Alijit, gol i Manajt. 2-0 për Shqipërinë. (VIDEO)

Min e 86′ Bajrami fantastik dhe altruist, Qazim Laçi në versionin bomber, shënon të tretin për kuqezinjtë. (VIDEO)

Nëse pak ditë më parë miqësorja ndaj Lihtenshtejnit shërbeu vetëm për të garantuar minuta loje në këmbët e disa futbollistëve që nuk ishin aktivizuar rregullisht, me ndeshjen e sotme Silvinjo konfirmoi më në detaje formën e lojtarëve që pretendon të aktivizojë më rregullisht në Europian.

Të ndodhur prej një jave në Austri, kuqezinjtë nesër udhëtojnë për në kampin bazë në afërsi të Dortmundit, ku do përgatiten fillimisht për ndeshjen kundër Italisë më 15 qershor 21:00 dhe më pas kundër Kroacisë, ndeshje e cila luhet më 19 qershor në 15:00. Ndërkohë ndeshje e fundit për tanët në Grupin B të “Gjermani 2024” do jetë më 24 qershor kundër Spanjës në orën 21:00.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64105 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE