Si është të punosh me njeriun e zemrës? Altin Basha zbulon sakrificat dhe si i mposht ato…
Kozeta Kurti, një nga “pioneret” e para të radiove private në Shqipëri, që në fund të viteve ‘90-të, kthehet në Top Albania Radio pas 17 vjetësh me “Back to the Beginning”. Ky format e nisi rrugëtimin edhe në 2020-ën, fiks në të njëjtën periudhë me pandeminë globale “Covid 19”-të, por me sa duket kjo është koha e duhur.
Jo vetëm Kozeta, por edhe të ftuarit e saj do ta kthejnë kohën pas, si çantë shpine, në fillimet e tyre, midis qindra kujtimesh. “Për të kuptuar ku po shkon, kujto nga erdhe”. I ftuar këtë javë në “Back to the Beginning”, regjisori Altin Basha zbuloi gjithçka për karrierën, dashurinë për teatrin, bashkëpunimin me bashkëshorten, e shumë të tjera.
Marrëdhënia ime me muzikën është specifike, prej babait, muzika ishte prezente në jetën e familjes sonë. Qëkur e mbaj mend veten, e kujtoj në teatër… Raporti me muzikën ka qenë i lidhur me gjërat që im atë bënte…
Teatri është tmersisht i vërtetë. Nuk e manipulon dot. Kontaktin e drejtpërdrejtë të teatrit nuk e zëvëndëson dot asgjë, ndodh një shkëndijë, krijon një botë iluzionare që të bën të reflektosh…
Si është të punosh me njeriun e zemrës? Basha shprehet:
Ne e kemi disa dimensionale marrëdhënien tonë sepse një regjisor ndërhyn te të gjitha punët e kolegëve të tij. Kjo bëhet ndonjëherë frustruese për bashkëpunëtorët, por ne jemi bashkëshortë dhe i themi gjërat hapur. Krijimtaria nuk buron në mënyrë poetike apo romantike. Kjo vështirësi për t’u artkuluar nga mendimi në realitet, krijimtaria do sakrificë, këmbëngulje, ndaj tensionet tona janë në periudhën e krijimitarisë…