Fjoralba dhe Besi munguan në program, opinionistët prezantojnë gjysmëfinalen e “Ferma VIP”

vovalbania June 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fjoralba dhe Besi munguan në program, opinionistët prezantojnë gjysmëfinalen e “Ferma VIP”

Mbrëmja e djeshme e gjysmëfinales së “Ferma VIP” ka nisur në një mënyrë krejt të pazakontë. Spektakli u hap dhe u drejtua gjatë gjithë mbrëmjes nga opinionistja Sonila Meço, për shkak të dy të papriturave që ndodhën vetëm disa minuta para nisjes së spektaklit të madh.

Moderatorja Fjoralba Ponari nuk mundi të ishte prezente për shkak të një problemi shëndetësor që i ndodhi në minutën e fundit, pak para se të niste spektakli. Megjithatë, Sonila siguroi se Fjoralba ishte mirë dhe jashtë çdo rreziku dhe premtoi se do të jetë në finale.

Nga ana tjetër, Enkel Demi ishte dje në rolin e Kryeplakut, duke zëvendësuar Bes Kallakun. Shkak u bë anulimi i fluturimit të avionit me të cilin ai do të kthehej në Tiranë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63964 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE