“Çfarë do më shumë njeriu?”/ Egla Ceno ndan momentet e bukura me miqtë e saj!

vovalbania June 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Çfarë do më shumë njeriu?”/ Egla Ceno ndan momentet e bukura me miqtë e saj!

Pasi fitoi edicionin e tretë të Big Brother Vip Albania, Egla Ceno ka fituar edhe një publik të madh të cilët e mbështesin dhe e përkrahin. Kohët e fundit përveçse brenda shtëpisë së BBV, Egla është kritikuar shumë për sjelljen e saj dhe madje është komentuar për meritën e çmimit të fituar.

Por mesa duket, aktorja ka vendosur të lërë paksa pas zhurmën e edicionit të tretë të BBV dhe të fokusohet tek miqtë e saj, me të cilët ka zgjedhur të kalojë këtë fundjavë. Përmes një galerie fotosh të publikuara në profilin e saj në rrjetin social Instagram, Egla ka publikuar disa fotografi ku shihet në shoqërinë e disa mikeshave.

“Çfarë do më shumë njeriu? Miq të mirë, perëndim spektakolar, bukë e krypë dhe zemër”, shkruan fituesja e BBV bashkangjitur posimit të saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Egla Ceno (@egla_ceno)

Së fundmi Egla ka qenë e ftuar edhe në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel ku ka treguar mes notave të humorit se si po e përjeton fitoren, marrëdhënien me banorët e tjerë jashtë shtëpisë dhe projektet për të ardhmen.

Në lidhje me jetën e saj profesionale pas kësaj eksperience unike, Egla tha se fillimisht do bëjë disa pushime me të ëmën dhe më pas me fillimi e sezonit të ri do merret me disa projekte.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64089 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE