Parashikimi i motit, 10 qershor 2024!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe kjo si rezultat i masave ajrore të nxehta e të thata me origjinë nga Afrika e Veriut. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.
Pati mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit, si edhe prani të grimcave të pluhurit e rërës në ajër. Era pritet të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje e me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, në orët e mesditës, era fiton shpejtësi e bëhet relativisht intensive dhe me shpejtësi 8-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
22/34
Diell
Kukës
19/33
Diell
Lezhë
21/34
Diell
Dibër
19/32
Diell
Durrës
20/36
Diell
Tiranë
24/37
Diell
Elbasan
23/37
Diell
Berat
20/37
Diell
Vlorë
22/35
Diell
Korçë
19/34
Diell
Gjirokastër
19/36
Diell
Sarandë
22/35
Diell