Bazuar në eksperiencën e saj personale?! Arnita Beqiraj: “Jeta në çift do punë, por vetëm nëse ke dëshirë…

vovalbania June 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bazuar në eksperiencën e saj personale?! Arnita Beqiraj: “Jeta në çift do punë, por vetëm nëse ke dëshirë…

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë regjisorja Arnita Beqiraj. Ajo ka diskutuar më shumë lidhur me një studim të publikuar së fundmi, që tregon se më së shumti çiftet ndahen pas pushimeve të para të kaluara së bashku. Si e komenton Arnita këtë, a ndodh vërtet kështu? Ja çfarë duhet të kemi parasysh sipas saj…

Të pëlqen bashkëjetesa, je pro apo kundër?

Jam absolutisht pro bashkëjetesës. Një nga mentorët e mi më tha në një moshë të vogël që të mos humbisja kohë. Në momentin që je me dikë dhe të pëlqen, duhet të jetosh gjërat shpejt dhe të kuptosh se ku qëndron, sepse koha është e vetmja gjë që ne nuk na kthehet mbrapsht. Mendoj që një raport që e ka fillimin e mirë, nuk ka nevojë që kjo gjëja të shtyhet deri në pafundësi. Sa më herët të ndodhin gjërat, aq më mirë është. Bashkëjetesa është një kompromis. Mirëkuptimi duhet të jetë thelbësor në një marrëdhënie. Unë jam një njeri që i kam dhënë shumë përparësi punës sime dhe nga partneri pretendoj mbështetje kur unë jam duke bërë një projekt. Në punën tonë oraret janë orare dhe kjo është diçka që jo shumë njerëz e kuptojnë. Por partneri që jeton me ty dhe e di vrullin e punës, ai duhet të mësohet të bashkëjetojë me këtë.

Çfarë duhet të ketë një bashkëjetesë që të jetë e suksesshme?

Këtë gjë unë e kam kuptuar kohët e fundit, sepse të duhen vitet në kurriz për t’i kuptuar. Edhe jeta në çift është njësoj si në punë. Do punë, do dedikim, do vullnet, do dëshirë… Në momentin që ke dëshirën për ta bërë një gjë siç duhet dhe ke veshë për të dëgjuar njeriun që ke përballë dhe ke mendjen e hapur për ta kuptuar, atëherë nuk ke asnje motiv për të mos funksionuar. Nëse jeni ne vija paralele dhe botëkuptimet e juaja nuk përputhen, atëherë është më mirë vonë se kurrë që secili të vazhdojë jetën e tij.  

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE