Formacionet e mundshme, ja si pritet të zbresin në ‘Euro 2024’, Shqipëria, Italia, Spanja dhe Kroacia!
Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse.
Shqipëria ndodhet në Grupin B ose thënë ndryshe në “Grupin e Ferrit” së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.
Ndërsa jemi në prag të nisjes së këtij kompeticioni, të cilin kombëtarja jonë e futbollit e “shijon” për herë të dytë në histori, pas pjesëmarrjes në EURO2016, një ndër pyetjet më kryesore është se si mund të jenë formacionet që Shqipëria, Italia, Spanja e Kroacia do të zbresin në fushën e blertë.
Mediet italiane kanë zbuluar formacionet e mundshme, me të cilët sipas tyre do të luajnë ndaj njëri-tjetrit Shqipëria, Italia, Spanja dhe Kroacia.
Formacionet e mundshme:
SHQIPËRIA:
(4-3-3) – Berisha; Hysaj, Ismajli, Djimsiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laci; Asani, Broja, Bajrami.
ITALIA:
(3-4-2-1) – Donnarumma; Di Lorenzo, Mancini, Bastoni; Cambiaso, Barella, Jorginho, Dimarco; Chiesa, Pellegrini; Scamacca.
SPANJA:
(4-2-3-1) – Unai Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Grimaldo; Fabian Ruiz, Rodri; Yamal, Olmo, Williams; Morata.
KROACIA:
(4-3-3) – Livakovic; Juranovic, Erlic, Gvardiol, Sosa; Modric, Brozovic, Kovacic; Majer, Kramaric, Ivanusec.