EURO 2024 vjen me “bonuse”, ky lokal do të japë 1 birrë falas!

vovalbania June 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
EURO 2024 vjen me “bonuse”, ky lokal do të japë 1 birrë falas!

Euro 2024 nis të premten e ardhshme (14/6) me një ndeshje emocionuese mes Gjermanisë dhe Skocisë. Për të festuar këtë ndeshje inauguruese, britanikët kanë një mundësi unike për të konsumuar një birrë falas në bare të zgjedhura në të gjithë vendin. Kjo ofertë unike është e disponueshme brenda një afati kohor të kufizuar, nga ora 18:00, deri në orën 19:00 në ditën e ndeshjes.

Oferta falas e birrës vlen vetëm për ndeshjen paraprake Gjermani-Skoci. Për të kërkuar pijen falas, duhet të jeni në një lokal Greene King dhe të thoni: “Për lokalin dhe vendin”. Nëse e bëni këtë në një nga mbi 800 lokalet Greene King në të gjithë Anglinë, Skocinë dhe Uellsin, do të shpërbleheni me një birrë falas.

Ndërkaq, pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B ose thënë ndryshe në “Grupin e Ferrit” së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Ndërsa jemi në prag të nisjes së këtij kompeticioni, të cilin kombëtarja jonë e futbollit e “shijon” për herë të dytë në histori, pas pjesëmarrjes në EURO2016, një ndër pyetjet më kryesore është se si mund të jenë formacionet që Shqipëria, Italia, Spanja e Kroacia do të zbresin në fushën e blertë. Mediet italiane kanë zbuluar formacionet e mundshme, me të cilët sipas tyre do të luajnë ndaj njëri-tjetrit Shqipëria, Italia, Spanja dhe Kroacia.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftur të gjithë shtetasit se gjatë mbajtjes së këtij aktiviteti Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë do të ofrojë shërbime konsullore në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet. Në njoftimin e ministrisë përmendet qyteti i Dortmundit, Hamburgut dhe Dyseldorfit si dhe datat përkatëse.

Sipas ministrisë ky projekt ka si qëllim mbështetjen e shtetasve shqiptarë, të cilët mund të përballen me mungesën e dokumenteve të udhëtimit. Në njoftim thuhet po ashtu se shërbimet që do të ofrohen janë leje kalimi, vetëdeklarim për humbje dokumenti si dhe në rast emergjencash shtetasit e interesuar janë të lutur të kontaktojnë në adresën e e-mailit: [email protected] dhe +49 1719259782.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64051 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE