Make up në avion?! Eksperti shpjegon se përse nuk duhet ta bëni më këtë…

vovalbania June 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Make up në avion?! Eksperti shpjegon se përse nuk duhet ta bëni më këtë…

Për shumë vajza dhe gra, vendosja e make-upit në avion është pjesë e përvojës së udhëtimit. Megjithatë, ekziston një arsye pse nuk duhet të vendosni, arsye për të cilën flet eksperti i kujdesit të lëkurës i njohur në TikTok me llogarinë @dthekorean.

@dthekorean

flying is terrible for your skin #ClearGenius #korean #airplanehacks #skincaretips #skincareadvice #skinhacks #skincareroutine #clearskin #dewyskin

♬ original sound – Dthekorean

Ai thotë se në vend të make upit duhet të vendosni krem hidratues. “Mos vendosni kurrë make-up gjatë udhëtimit me aeroplan, sepse do të thajë lëkurën tuaj dhe grimi do të duket i zbehtë”-shpjegoi eksperti përmes një videoje të publikuar në TikTok. Eksperti gjithashtu tregoi se do të dukeni “e zbehtë” pas një fluturimi, sepse të qenit aq lart pengon rrjedhjen e gjakut në fytyrën tuaj.

Ndërkaq, aplikimi i grimit gjatë stërvitjes mund të dëmtojë lëkurën, ka zbuluar një studim i ri. Studimi i publikuar në Journal of Cosmetic Dermatology, tregoi se përdorimi i fondatinës mund të çojë në acarim të lëkurës. “Aplikimi i grimit në palestër nuk rekomandohet për sa i përket shëndetit të lëkurës”-tha Michele Green, një dermatologe kozmetike e certifikuar nga bordi me bazë në New York.

“Kur stërvitemi, poret tona hapen dhe djersa dhe toksinat lirohen nga trupi. Grimi në lëkurë mund ta bllokojë djersën në pore, duke çuar në bllokimin e poreve dhe daljen e akneve. Nëse nuk dëshironi të dëmtoni lëkurën tuaj, por të njëjtën kohë nuk doni të shkoni në palestër pa make-up, atëherë ekziston një zgjidhje. Ngjitëset që vendosen poshtë syve janë opsion i mirë dhe i shkëlqyeshëm nëse dëshironi të mbuloni njollat”-tha Green. Ndërkaq, është e rëndësishme të shmangni disa produkte që të shkaktojnë puçrra nëse i vendosni gjatë stërvitjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65820 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE