Të gjithë njëzëri shprehen se Kim Kardashian ka zvogëluar gjoksin!
Paraqitja e Kim Kardashian në “The Late Late Show with James Corden” ka ndezur debat në internet, pasi shikuesit me sy të mprehtë vunë re ndryshimet që trupi i Kim duket se ka bërë. 41-vjeçarja u shfaq me një fustan argjendi, por fansat vunë re se gjoksi i saj është më i vogël se sa dukej më parë. Kaq u desh dhe në rrjet kanë nisur thashetheme e spekulime se Kim ka hequr implantet e gjoksit.
Megjithatë, disa nga fansat më besnikë të Kim-it, pretendojnë se trupi i saj ka ndryshuar që nga lindja e fëmijës së tretë. Këto argumente u hodhën poshtë shpejt pasi Kardashian përdori një nënë surrogate për fëmijën e saj të tretë. Ndërkaq, se si është e vërteta mbetet ta zbulojë vetëm Kim!
Ndërkaq, gjithmonë ka të reja nëse flasim për stilin e motrave Kardashian-Jenner. Së fundmi, Kim Kardashian është shfaqur me një palë vathë të cilat kishin formën e një karte krediti. Vathët ishin Balenciaga dhe ndjekësit këtë radhë nuk e “përqafuan” stilin e 41-vjeçares. Vathët kushtojnë 425 dollarë.
Kim u shfaq me to teksa mbërriti për pjesëmarrjen në emisionin “Good Morning America” në New York. Shumë përdorues të rrjeteve sociale nisën të talleshin me aksesorët e çuditshëm të saj. Sjellim në vëmendje se së fundmi reperi i njohur Kanye West ka shprehur se duhet të kishte “luftuar” më shumë me ish-bashkëshorten e tij, Kim në mënyrë që zëri i tij të dëgjohej më shumë. Por, pavarësisht të gjithave, Kanye i ofroi një falje publike Kim-it për çdo stres që ai mund t’i kishte shkaktuar gjatë ndarjes së tyre.