Prezantuesja italiane Antollea Clerici i nënshtrohet një operacioni urgjent!
vovalbania
June 13, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
“Si gjithmonë dua të jem e sinqertë me ju dhe t’ju tregoj se çfarë më ndodhi, në mënyrë që kjo t’i kujtojë të gjithëve rëndësinë e parandalimit”. Me këto fjalë dhe një foto nga shtrati i spitalit të publikuar në Instagram, prezantuesja dhe gazetarja e njohur italiane Antonella Clerici ka njoftuar ndjekësit për një situatë aspak të lehtë shëndetësore që ka kaluar.
Clerici iu nënshtrua një operacioni urgjent dhe i janë hequr vezoret për shkak të prezencës së kistit ovarian. Prezantuesja televizive, fytyra historike e programeve të Rai 1 dhe mesditës, është shprehur se tashmë falë mjekëve profesionist gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar dhe po rikuperohet.